Familja e Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçarit që u vra në Podujevë, kanë filluar të veprojnë me Kanun për këtë rast, përcjell “Kosova Sot Online”.
Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, ka njoftuar se axha i 18-vjeçarit i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.
“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.