Sot iu dha lamtumira e fundit të riut mitrovicas, Qlirim Salihut.
Ai u varros mes lotësh e dhimbjes në varrezën e qytetit në Shipol.
Qlirim Salihu humbi jetën dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen e Shipolit teksa po ngiste motoçikletën kur u ndesh me një veturë.
I ndjeri punonte në një piceri dhe angazhohej në shpërndarjen e porosive.
Ai ishte në orar të punës në kohën e aksidentit fatal.
Në ceremoninë e varrimit, familja Salihu, ka falur gjakun e birit të tyre.