E moshuara e cila në nëntor të vitit 2022 ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, rast ky i cili kishte tronditur opinionin publik, është ndarë nga jeta.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes së të moshuarës.
Ai ka thënë se tashmë rrethanat e rastit janë ndryshe pasi e dëmtuara në këtë rast ka ndërruar jetë, duke shtuar këtu se nga 31 tetori nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore për këtë rast.
Sipas tij, njëra nga të dyshuarat është deklaruar e fajshme, ndërsa dy të tjerat të pafajshme para gjykatës.
Të dyshuarave u ishte caktuar paraburgimi, ndërsa një vendim i Gjykatës Supreme i kishte liruar nga paraburgimi.