Është bërë zhvarrimi i trupit të Liridona Ademaj, nga fshati Cernjan, aty ku është varrosur fillimisht.
Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi do të bëhet në fshatin e saj, Rracaj të Gjakovës.
Familjarët kanë njoftuar se rivarrimi do të bëhet në orën 14:00.
Trupi i Liridona Ademajt,u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.