Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme raportoi në detaje ekskluzive ecurinë për zbardhjen e detajeve të vrasjes së rëndë të 30-vjeçares, Liridona Ademaj Murseli në natën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me burrin e saj, Naim Murseli si dhe fëmijët e tyre.

Sinjali raportoi se si i dyshuar për vrasjen e Liridonës u arrestua vetë Naim Murseli dhe Granit Plava i cili dyshohet se u dakordua me Naimin për një shumë prej 30.000 euro për të kryer vrasjen e bashkëshortes së tij. Pak orë më vonë Sinjali mori vesh se i dyshuari i tretë për vrasjen e Liridonës është edhe nipi i Naimit, Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

Sinjali ekskluzivisht mëson se pak kohë para vrasjes së Liridonës, Naim Murseli ishte shpërngulur nga Suedia kinse për të jetuar në Kosovë.

Po ashtu, siç merr vesh Sinjali familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë, teksa këta të fundit janë kthyer menjëherë në Suedi.

Naimi e Kushtrimi përveç lidhjes familjare që kanë si nip e dajë, burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të njëjtit janë parë vazhdimisht në praninë e njëri-tjetri.

Çka tha sot Policia e Kosovës?

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, si të dyshuar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, mbrëmjen e 29 nëntorit.

Sipas një njoftimi, Policia bëri të ditur se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë.

Detaje tronditëse u zbuluan ditën e djeshme, kur Policia e Kosovës fillimisht bëri të ditur se ka arrestuar dy persona të implikuar në vrasjen e Liridona Musliut.

Njëri nga ta ishte pikërisht bashkëshorti i tashmë të ndjerës, Liridonës, Naim Murseli, kurse tjetri i identifikuar ishte Granit Plava – i cili dyshohet se kreu vrasjen “me porosi”.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti ishte paguar nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, Naim Murseli.

Granit Plava, i cili është edhe bashkëfshatarë me Naim Murselin, dyshohet se për kryerjen e vrasjes u pagua 30.000 euro nga Murseli, ku 15 mijë euro i kishte marrë para kryerjes së vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’i merrte pas vrasjes së Liridonës.

Pas arrestimit të tyre, Policia dhe Prokuroria e Shtetit dolën me nje komunikatë të përbashkët, ku u tha se ata janë arrestuar në Gjakovë dhe se është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

E më vonë, Policia e Kosovës arrestoi edhe një person të tretë si të dyshuar për vrasjen e Lirona Murselit.

Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, i arrestuari ishte Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kokalla është vëllai i zyrtarit policor, Kanon Kokalla, i cili shërben në Policinë Rajonale në Gjakovë.

Për të dyshuarin e fundit, lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ja si njoftoi për vdekjen e Liridonës vëllai polic i pjesëtarit të FSK-së që u arrestua dje

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se personi i tretë i cili ra në…

Ky është doktori i njohur që dyshohet se bëri vetëvrasje në ordinancën e tij (FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku në…

Ky është personi që dyshohet se i dha fund jetës duke ia vën flakën vetes (VIDEO)

Rasti tragjik në Prizren, ku dyshohet se një person ia vuri flakën…

E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë /FOTO

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të…