Banorët e lagjes Dardania janë duke pasur ankesa ndaj një personi i cili sipas tyre, orëve të vona të natës, po ua prish qetësinë.
Sipas videos së publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, shihet vetura e parkuar, teksa dëgjohet zë i madh i muzikës.
“Është ora 2:20 e natës dhe ky person në baza të përditshme e tmerron lagjen Dardania me muzikën e tij të lartë, duke prishur qetësinë e secilit”, thuhet në postim nga një banor i kësaj lagje.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje