Lulzim Fejzullahu është i riu nga Podujeva që humbi jetën dje si pasojë e plagëve të marra ditë me parë pas rrahjes brutale nga dy të rinjë, shkruan RepublikaOnline
I riu u godit së pari me veturë nga dy të dyshuarit, ndërsa më pas këta të fundit filluan ta godisnin me mjete të forta derisa ai humbi vetëdijen.
Artiol Abdullahu dhe Eltion Kadriu, janë dy të rinjtë që dyshohet se e rrahen për vdekje të riun nga Podujeva i cili u varros sot.
Prokuroria se pari sulmin e cilësoi si vrasje në tentativë, ndërsa kur i riu ndërroj jetë ngjarja tragjike u cilësua si vrasje e rëndë.
Dy të rinjtë janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim./RepublikaOnline
Fotot: