Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, dhe jo vetëm. Por, një rast jo fort i zakonshëm i vjedhjes i ka ndodh një vajze në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
22 vjeçarja ka raportuar se një person ia ka vjedhur 45 mijë euro para të gatshme.
Gazeta Sinjali mëson se vajza e re punon në një kazino në afërsi të Karaçevës, dhe paratë që asaj i janë vjedhur i ka fituar në kazino.
22 vjeçares, mëson Gazeta Sinjali, i janë vjedhur po ashtu edhe stoli në vlerë të mijëra eurove.
Rasti i vjedhjes ndaj saj ka ndodh derisa ajo po qëndronte në një restorant në Gjilan.
Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personi që dyshohet se i ka vjedhur parartë dhe stolit, është një 49 vjeçar me të cilin shoqërohej viktima.
/GazetaSinjali/