Përmes kanalit tonë në YouTube , të premten e 13 shtatorit do të fillojmë me një projekt të ri ku do të trajtohet një temë mjaftë interesante dhe e ndjeshme e periudhës së viteve ’80 – të.
Do të flitet për demonstrata të vitit ’68, pastaj për ato të vitit ’81, për kushtet e rënda ekonomike, për tradhtarët dhe shërbyesit e armikut, për organizimet e ndryshme të popullit tonë për të ardhur tek liria, për peripecitë e shumta për të siguruar kafshatën e gojës, por asnjëherë duke mos e anashkaluar edhe dashurinë si koncept!
Me një kastë aktorësh të njohur, me një skenar e regji të mrekullueshme besojmë se tek shikuesit dhe përcjellësit tanë do të përçojmë një mesazh të qartë për vitet e rënda që kaluam si popull.