Rastet me falsifikim të parave janë raportuar mujave të fundit në Kosovë. E më së shumti hasen kartëmonedha 100 euro dhe monedha 2 euro.
Deri tash janë me mijëra raste të lajmëruara në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Por, pavarësisht kësaj ende shumë monedha të tilla janë në treg dhe shumë të tilla reklamohen për blerje në rrjetet sociale.
Një video që është bërë virale në TikTok tregon se 2 eurot e falsifikuara i ka lëshuar me “lirim”.
Në të thuhet se 10 mijë euro fals kushtojnë 200 euro, 20 mijë kushtojnë 400 euro dhe 40 mijë kushtojnë 600 euro.
“Na kontaktoni vetëm në snapchat @pare.fallce për porosi”, shkruan në video, tranmseton Gazeta Sinjali.
VIDEO: (https://www.tiktok.com/@cashmoney_ks/photo/7327362172252671237