Ka vdekur Jeton Berisha, babai i cili ishte plagosur me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Policia në Pejë, e cila ka njoftuar se lajmin e kanë marrë nga QKUK.

Jeton Berisha, siç kishte raportuar Gazeta Sinjali, ndodhej në gjendje të rëndë, me plagë në regjionin e qafës dhe gjoksit.

Për motive akoma të panjohura, babai me dy djemtë e tij ishin qëlluar me armë zjarri natën e 22 majit, në qendër të Pejës.

Gazeta Sinjali pati raportuar se viktimat që ishin cak i të dyshuarit ishin Jeton Berisha, i cili ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti.

I dyshuar për këtë rast është Agron Gashi, të cilit Gjykata Themelore e Pejës, më 24 maj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Kush është Agron Gashi?

Agron Gashi, i cili dyshohet për rastin që ndodhi në Pejë, është nga fshati Ozdrim i Pejës, dhe ka të kaluar kriminale, të pasur me plot vepra penale, që dyshohet se i ka kryer në vazhdimësi.

Jo më larg se në dhjetorin e vitit të kaluar, Gashi e kishte goditur me veturën e tij një zyrtar policor që ishte në detyrë.

Menjëherë pas aktit, siç kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, Gashi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas e kishte braktisur veturën, për t’u arratisur, me qëllim që të shpëtojë nga prangat.

Për rastin ndaj policit, ai rëndohej me veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Por, ky dhe rasti i fundit, nuk janë veprat e vetme të tij.

Gashi, që është vetëm 21-vjeçar, ka qenë subjekt i hetimit për veprat si “Kanosje”, “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” e raste të ndryshme të “Lëndimit trupor” – incidente në të cilat është përfshirë në vazhdimësi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas vrasjes e Liridonës, prindërit e Naim Murselit marrin vendimin e papritur / DETAJE

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e…

“Kom video e fakte t’forta. Më kanë rrah, por..” Shabani takohet me Naim Murselin, tregon çka biseduan

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa…

“O m’kapi plumbi, ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon… Patëm me ju vra tonve” / Dëshmia e vëllaut të 23 vjeçarit që u vra

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Momenti kur vrasësi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn / VIDEO

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi…