xherdan
xherdan

Futbollisti i njohur shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, për pushime të dimrit po qëndron në Kosovë. Megjithatë, atij jo gjithçka i ka shkuar mirë.

Jozyrtarisht u raportua se Shaqiri ishte nxjerrë jashtë nga diskoteka Zone Club para dy netësh. Kjo për shkak të sjelljeve jo të mira të një grupi djemësh që Shaqiri ishte me ta.

Nacionale tashmë ka mësuar detaje të reja lidhur me këtë ngjarje.

Sipas burimeve të Nacionales, Xherdan Shaqiri, ka qenë i shoqëruar me disa persona të tjerë me sjellje jo të mira. Sjellje të cilat i kanë pasur gjatë gjithë natës.

“Sipas menaxherëve sjelljet e Xherdanit dhe grupit të tij kanë qenë të rrugaqit.I kanë ngacmu dhe abuzu vajzat në diskotekë”, tha fillimisht ky burim për Nacionalen.

Kulmi ka qenë kur një person ka dashur të realizojë fotografi me Shaqirin, e sipas burimit të Nacionales, personat e tjerë shoqërues të Shaqirit kanë tentuar ta sulmojnë.

“Kulmi ka qenë kur njëri ka shkuar të bëj fotografi me Xherdanin, e ata (shoqëruesit) kanë dashtë me sulmu”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

“Në atë moment kanë shku edhe i kanë largu prej diskotekës”, tha burimi.

Nacionale ka tentuar të kontaktojë edhe me pronarin e Zone Club, Dekorim Sahitin. Ky i fundit nuk ka pranuar të komentojë, por vetëm ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri nuk do të mund të hyjë më në këtë diskotekë.

“Ai e ka BAN (të ndaluar) hyrjen në Zonë”, tha Sahiti.

Një rrëfim për komplet ngjarjen e ka dhënë qytetarja Besa Domi. Ajo një ditë më parë ka shkruar për një ‘Super Star’ dhe sjelljet e tij në Zone Club, por pa ia përmendur emrin futbollistit Shaqiri.

Sipas saj, sjelljet e këtij grupi kanë qenë të turpshme, dhe me tentime për të ngacmuar vajza.

“Mram isha ne Zone. Asgje e re as a jashtezakonshme kjo. As qe super Yjet frekuentojne aty – asgje e jashtezakonshme. MIREPO mram ndodhi diqka e jashtezakonshme, per mos mi thone spektakulare! Te pakten per mu, sepse s’me kish ra me pa e me u ballafaqu”, shkroi fillimisht Domi në postimin e saj, që Nacionale e sjell pa ndërhyrje.

“Ishin nje tufe djemsh&burrash ne shoqni me nje SUPER STAR boteror! Qaty afer meje. Sjelljet e tyne ishin te pahijshme, te turpshme dhe sjelle rrugaqesh. Njoni prej tyne pat bile edhe ksi tentime prej maniaku me mu kape mu per nje moment. Demek me asi qasje “une VIAJPI edhe ju ktu krejte me sherbeni mu” hehe. Dmth fort pamje shemtuese kshtu komplet”, tregoi më tutje Besa Domi në postimin e saj.

“Oh nuk kom dite send bre, veq kur ka ardhe Dekori me sigurim edhe si paketa te postes t’shpejte i kane palu, e i kane qite jashte. Qete dhe pa zhurme. Njo ka njo. Hajde ciaos! bye bye. Ne kete shoqnine tone, krejte individualisht e kolektivisht kemi pergjegjesi me eduku e ri-eduku kon t’mbrrijme. Literalisht kon te mbrrijme”, deklaroi Domi.

Ajo në fund të postimit nuk tregoi se kush është ‘Super Stari’. Megjithatë, pas publikimit të lajmit për Shaqirin, dhe informacioneve që pranoi Nacionale, atëherë e gjithë historia ndërlidhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…