Profesori Ferhat Bejtullahi humbi jetën mbrëmjen e 2 dhjetorit, pasi u godit nga një veturë në rrugën ‘Bill Klinton’ dhe për pasojë pësoi lëndime të rënda, që nuk arriti t’iu mbijetojë përkundër që u dërgua në QKUK për trajtim. Por i dyshuari që shkaktoi këtë aksident me fatalitet, edhe pse u shoqërua në Polici, ndaj tij nuk u lëshua vendim për masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Vullnet Gashi, i cili është djali i biznesmenit Burim Gashi, nuk e kaloi as një orë në Qendrën e Mbajtjes, pasi Prokurori i Shtetit e liroi dhe nuk urdhëroi ndalimin e tij.

Biznesmeni Burim Gashi, i cili është pronar i kompanisë “Agro Llapi”, i njohur për lidhjet e tij të fuqishme me politikën e me grupe të fuqishme të interesit.

Siç raportohet, ai ka përfituar një varg benefitesh nga fondet publike.

Ndryshe, edhe Policia e ka konfirmuar se i dyshuari është liruar, në njoftimin për vdekjen e këmbësorit.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. “ – thuhet në njoftimin e Policisë, të datës 3 dhjetor.

Akoma nuk dihet se cila është arsyeja që Prokurori nuk ka urdhëruar që i dyshuari Vullnet Gashi të ndalohet pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas vrasjes e Liridonës, prindërit e Naim Murselit marrin vendimin e papritur / DETAJE

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e…

“Kom video e fakte t’forta. Më kanë rrah, por..” Shabani takohet me Naim Murselin, tregon çka biseduan

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa…

“O m’kapi plumbi, ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon… Patëm me ju vra tonve” / Dëshmia e vëllaut të 23 vjeçarit që u vra

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Momenti kur vrasësi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn / VIDEO

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi…