Më shumë se një javë nga krimi që tronditi Kosovë, vrasja e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta në mënyrë makabre, vazhdon të mbetet kryetemë e mediave vendore dhe atyre përtej kufirit. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, bashkë me familjarin e tij, Kushtrim Kokalla dhe vrasësin me pagesë që dyshohet se është Granit Plava, janë arrestuar disa orë pas krimit, pasi dyshohen se kanë organizuar vrasjen e Liridonës. E, sot në pranga ra edhe Tomë Dodaj nga Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Që nga e mërkura e 29 nëntorit, dy fëmijët e çiftit, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme në natën kritike, kanë mbetur nën përkujdesjen e familjarëve, përkatësisht prindërve të Naim Murselit.

Sinjali mëson se dy fëmijët sot janë nisur për në shtetin e Suedisë, pasi të njëjtit janë shtetas suedez.

Burimet njoftojnë se sipas informacioneve të para, pritet që ata të merren në përkujdesje nga shteti suedez, pasi kanë mbetur pa përkujdesje prindërore.

Me vendim të Gjykatës, Naim Murseli është dërguar në paraburgim për një muaj.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.

Ndërsa, trupi i të ndjerës, Liridona Ademaj, të hënën u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan, për t’u përcjellë në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas vrasjes e Liridonës, prindërit e Naim Murselit marrin vendimin e papritur / DETAJE

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e…

“Kom video e fakte t’forta. Më kanë rrah, por..” Shabani takohet me Naim Murselin, tregon çka biseduan

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa…

“O m’kapi plumbi, ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon… Patëm me ju vra tonve” / Dëshmia e vëllaut të 23 vjeçarit që u vra

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Momenti kur vrasësi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn / VIDEO

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi…