Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Ferizaj, ku një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes. Policia tashmë ka nisur hetimet dhe rasti është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 44-vjeçari që humbi jetën është Jahir Isufi, mërgimtar, i cili që shumë vite ka jetuar me familjen e tij në Gjermani.

Sipas informacioneve të para, viktima u dërgua në spital nga familjarët e tij dhe fatkeqësisht aty vetëm është konstatuar vdekja e tij, pasi ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin, Policia ka marrë deklaratat e disa dëshmitarëve, që kanë rrëfyer para Policisë se gjendja shëndetësore e Jahirit ishte përkeqësuar pasi kishte konsumuar një pije energjike.

Lidhur me këto informacione tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të hetohet rasti dhe të konfirmohen ose jo pretendimet e tilla pasi të sigurohen provat e nevojshme.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas vrasjes e Liridonës, prindërit e Naim Murselit marrin vendimin e papritur / DETAJE

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e…

“Kom video e fakte t’forta. Më kanë rrah, por..” Shabani takohet me Naim Murselin, tregon çka biseduan

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa…

“O m’kapi plumbi, ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon… Patëm me ju vra tonve” / Dëshmia e vëllaut të 23 vjeçarit që u vra

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Momenti kur vrasësi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn / VIDEO

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi…