Një ngjarje tragjike ndodhi të enjten pasdite në fshatin Doblibarë të Gjakovës, ku humbi jetën një i ri. Viktima u gjet i varur te shtëpia e tij dhe vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekja e Albert Prenkës, rreth 26-vjeçar, ka tronditur familjen dhe miqtë e tyre.

Policia e ka konfirmuar për Sinjalin se për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion.”

Ndërkohë Sinjali ka mësuar se familja Prenka para 10 vitesh kishte humbur edhe vajzën e tyre, në moshën 19-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas vrasjes e Liridonës, prindërit e Naim Murselit marrin vendimin e papritur / DETAJE

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e…

“Kom video e fakte t’forta. Më kanë rrah, por..” Shabani takohet me Naim Murselin, tregon çka biseduan

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa…

“O m’kapi plumbi, ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon… Patëm me ju vra tonve” / Dëshmia e vëllaut të 23 vjeçarit që u vra

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Momenti kur vrasësi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn / VIDEO

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi…