Një grua e moshuar u gjet pa shenja jete të enjten në mbrëmje në afërsi të shtëpisë së saj e saj në rrugën ‘Oso Koka’ në Mitrovicë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është 90-vjeçarja, Ajshe Shala.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, e ndjera jetonte e vetme, teksa nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe u bë me dije se kanë nisur hetimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Raportohet se në afërsi të shtëpisë së saj, është gjetur pa shenja jete ,viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas vrasjes e Liridonës, prindërit e Naim Murselit marrin vendimin e papritur / DETAJE

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e…

“Kom video e fakte t’forta. Më kanë rrah, por..” Shabani takohet me Naim Murselin, tregon çka biseduan

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa…

“O m’kapi plumbi, ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon… Patëm me ju vra tonve” / Dëshmia e vëllaut të 23 vjeçarit që u vra

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Momenti kur vrasësi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn / VIDEO

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi…