Një person ka humbur jetën sot si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë një javë më parë në një aksident trafiku në fshatin Llaushë të Skenderajt. 49-vjeçari që ishte goditur nga një veturë, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Bekim Geci.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët e të afërmit e tij, nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Ndryshe, rastin tragjik e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Zahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas vrasjes e Liridonës, prindërit e Naim Murselit marrin vendimin e papritur / DETAJE

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e…

“Kom video e fakte t’forta. Më kanë rrah, por..” Shabani takohet me Naim Murselin, tregon çka biseduan

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa…

“O m’kapi plumbi, ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon… Patëm me ju vra tonve” / Dëshmia e vëllaut të 23 vjeçarit që u vra

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Momenti kur vrasësi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn / VIDEO

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi…