Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren, ku një 24-vjeçar po dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura. Hetimet për rastin kanë nisur dhe kjo është konfirmuar nga Policia Rajonale në Prizren, teksa lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

I riu Durim Kastrati, po dyshohet se i dha fund jetës së tij me armë zjarri dhe kjo ngjarje tronditi gjithë familjen dhe miqtë e tij.

Një familjar i tij, përmes një njoftimi në Facebook, me dhimbje të thellë për humbjen e Durimit, ka shkruar disa fjalë prekëse për të.

“A mer na këpute gjysmën e zemrës. Zoti të shpërbleftë në lule të xhenetit. Ke me na mungu tan jetën” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë dhe po merren me ndriçimin e këtij rasti.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K. ,mashkull, 24 vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën AK 47. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.” – kanë thënë nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas vrasjes e Liridonës, prindërit e Naim Murselit marrin vendimin e papritur / DETAJE

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e…

“Kom video e fakte t’forta. Më kanë rrah, por..” Shabani takohet me Naim Murselin, tregon çka biseduan

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa…

“O m’kapi plumbi, ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon… Patëm me ju vra tonve” / Dëshmia e vëllaut të 23 vjeçarit që u vra

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Momenti kur vrasësi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn / VIDEO

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi…