Dita e hënë ishte e kobshme për familjen Tofaj nga Juniku. Pronari i fabrikës “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, në rrethana akoma të paqarta. Policia tashmë ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorinë, që njoftoi se janë disa pista hetimore për ta ndriçuar rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi në një prononcim për Gazetën Sinjali.

“Jemi njoftuar nga Policia e Kosovës mesditën e sotme. Prokurori kujdestar i departamentit të krimeve rënda së bashku me Policinë e Kosovës menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë disa pista hetimore dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë Nikqi për Sinjalin.

Vdekjen e çiftit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa sipas informacioneve të para, Policia njoftoi dje se shakatar dyshohet të ketë qenë rryma.

“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike”, kanë thënë nga Policia për Sinjalin.

Ndërkohë dëshmitarët kanë thënë për Klanin që ka qenë i biri shtatëvjeçar i çiftit që vdiq në Junik ai që i kishte njoftuar familjarët për rastin.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…