Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e vrarë 33-vjeçarja, Liridona Ademaj Murseli morën kthesë sot kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kollakën si të dyshuar për vrasjen e saj në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Pak orë para se të arrestohej, Naim Murseli mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Liridonës, ceremoni kjo që u krye në fshatin e tij. Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, u raportua se familja Ademaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës zhvarrimin e trupit të Liridonës nga aty ku u varros.

Ndër tjera, Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë.

Sinjali po ashtu mëson se Naimi Murseli dhe Kushtrimi Kokalla kanë pasur raporte shumë të afërta, teksa vazhdimisht janë parë pranë njëri-tjetrit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot gjatë ditës tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, duke shtuar se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore.

Naim Murseli i cili dyshohet se pagoi Granit Plavën për ta kryer vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, në varrimin e të ndjerës priti e përcolli të afërmit që kishin ardhë për ngushëllime.

Pas arrestimit të Naimit, babai i tij Shaban Murseli njoftoi se për shkaqe familjare janë anuluar të pamet për Liridonën.

Sinjali nga burimet e veta merr vesh se Granit Plava, i cili dyshohet se u pagua nga Naim Murseli për kryerjen e vrasjes së rëndë është bashkëfshatar i këtij të fundit. Sinjali po ashtu mësoi se bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti është paguar nga bashkëshorti i saj me një shumë prej 30 mijë euro.

Këto janë vetëm detajet e para që janë zbuluar pas arrestimit të dy të dyshuarve dhe pritet të konfirmohen nga organet e rendit pasi të sigurohen provat e nevojshme.

Po ashtu, deri më tani nuk dihen shkaqet e kryerjes së këtij krimi që tronditi opinionin publik.Naimi dhe Liridona kishin 12 vite të martuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas vrasjes e Liridonës, prindërit e Naim Murselit marrin vendimin e papritur / DETAJE

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e…

“Kom video e fakte t’forta. Më kanë rrah, por..” Shabani takohet me Naim Murselin, tregon çka biseduan

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa…

“O m’kapi plumbi, ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon… Patëm me ju vra tonve” / Dëshmia e vëllaut të 23 vjeçarit që u vra

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Momenti kur vrasësi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn / VIDEO

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi…