Granit Plava është arrestuar për vrasjen e Liridona Ademaj, një javë më parë, derisa po kthehej në shtëpi me dy fëmijet dhe bashkëshortin e saj.

Vrasja e cila u ekzekutua nga Granit Plava, dyshohet se është porositur nga bashkëshorti i të ndjerës Naim Murseli.

E babai i Granitit, Mursel Plava ka rrëfyer për “Indeksonline” se si ndihet ai, pasi që djali i tij po akuzohet për vrasje.

Plava i cili dy ditë më parë ishte kthyer nga Kroacia, me lot në sy thotë se nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur me djalin e tij.

Thotë se nëse Graniti e ka vrarë Liridonën, ai është i vdekur për të.

Murseli madje pohon se ende nuk është në gjendje ta takoj djalin e tij Granitin, i cili po akuzohet për vrasje.

“Se kam taku, njëherë s’dua ta takoj. Dua të qetësohem s’jam në gjendje ta takojë njëherë. Kijamet është. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, ai është i vdekur për mua. Ai është i vdekur përjetë për mua”, thotë ai.

Ndërsa kërkon nga organët e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre, thotë se për të gjitha këto, do të kërkojë llogari nga Graniti.

“E di që djali akuzohet për vrasje. I shprehi ngushëllime familjes së ndjerës. E ndaj dhimbjen njësoj me ta, ma rëndë s’ka qysh me kanë. S’kam kontaku me Granitin. Kam ndërmend t’i kërkoj llogari. Mozomakeq për neve, më vështirë s’ka qysh me kanë. S’po mund as ta paramendoj kjo që ka ndodh. S’mund ta besoj atë që ka bërë djali. Hetuesia ta çoj rastin deri në fund. Si ka ardhur deri këtu. Kush ka qenë iniciator, ta marrë denimin e merituar. Nuk mund ta besoj këtë. Graniti ka qenë djal punëtor, ka punuar non stop. Kurr s’kisha besu”, tha ai.

Ndërsa thotë se djali i tij kurrë nuk e ka njohur Naimin, i cili akuzohet se porositi vrasjen e gruas së tij. Megjithë dhimbjen e madhe që ndjen, thotë se nëse Graniti e ka kryer vrasjen, duhet ta marrë denimin e merituar.

“Ai kurrë nuk e ka njoft Naimin. Nuk po mund të besoj, por këtë po ia lëmë drejtësisë. Nëse Graniti e ka bërë këtë, le ta marrë denimin e merituar. S’kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen. Ka qenë mendjelehtë, i shoqërueshëm, s’ka qenë tip i mshelt, por ka mujt gjithkush ta mashtroj”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…