Ky është momenti i ekzekutimit të Erjon Javorit mesditën e së enjtes në lagjen “16 Prilli” në Fier, disa metra larg banesës së tij.

Në makinën “Mercedez Ben” lëvizte autori i dyshuar Agim Gashi, i cili afrohet automjetit me të cilin po lëvizte Erjon Javori. 41-vjeçari hap xhamin e makinës dhe pikërisht në këtë moment në ecje e sipër është kryer edhe ekzekutimi me armë zjarri.

Pas kryerjes së këtij atentati, Gashi u largua me shpejtësi dhe tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Identifikimi i tij nga policia u bë përmes kamerave të sigurisë në zonë, pasi lagjia e njohur, si Backallinjve ku ndodhi vrasja e 41-vjeçarit është e mirëmonitoruar.

Policia dhe Prokuroria e Fierit dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Burime pranë grupit hetimor pohojnë se bëhet fjalë për një konflikt të krijuar pas një krushqie të prishur. Por pavarësisht këtyre dyshimeve policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…