Punëtori i kompanisë “N.N.T Çlirimi” që u rrëzua të enjten nga një lartësi prej disa metrash dhe për pasojë mori lëndime të rënda, ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë. Përkundër intervenimeve të mjekëve, i riu nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të enjten në mbrëmje, raporton Gazeta Sinjali.

Ky rast ka tronditur familjen Gashi, kur e morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu që ndërroi jetë është Betim Gashi, 27-vjeçar nga fshati Përqevë në Klinë.

Njoftimin e ka dhënë edhe familja Gashi, me ç’rast kanë njoftuar se lamtumira e fundit do t’i jepet nesër.

“Ka ndërruar jetë Betim Rifat Gashi (07.11.1996) nga Përqeva e Klinës, në vendin e punës në Prishtinë. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (23.12.2023), në varrezat e fshatit Përqevë, në orën 13:00.”

Posa Policia është njoftuar për rastin, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, prej ku është tërhequr trupi i pajetë, për t’u dërguar në IML për obduksion.

Sinjali mbrëmë raportoi se lidhur me këtë rast, tashmë është arrestuar menaxheri i kompanisë, Avdullah Xhema.

Xhema është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur në punishten e kompanisë “Dijari Estate” që e kishte nënkontraktuar kompaninë “Çlirimi” për të kryer punime.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit është iniciuar hetimi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Njëri prej të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçares, është babai i ish-deputetit / FOTO

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri. Një…

Ky është mërgimtari që vdiq në aksident, para pak muajve njëjtë i vdiq edhe i vëllai / FOTO

Një ngjarje e rëndë është shënuar për familjen Hoti Rahoveci, pasi djali…

I vrari dhe i arratisuri për grabitjen në Suharekë janë djemtë e ish-komandantit të UÇK-së

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksionin e sotëm është vrarë…

Ky është burri i dyshuar për sulmin ndaj dy femrave në Prishtinë / FOTO

I dyshuari që sulmoi fizikisht dy persona në një parking në rrugën…