Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksionin e sotëm është vrarë njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë. I vrarë ka mbetur Dukagjin Gashi ndërsa vëllai i tij Korab Gashi ka arritur të largohet.

Dukagjin dhe Korabi siç ka mësuar Insajderi janë djemtë të ish-komandantit të UÇK-së, Zeqir Gashi.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të dyshuar për grabitjen, ndërsa një tjetër gjende ende në kërkim policor.

Tutje, policia konfirmoi se një zyrtar policor është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor”.

“Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, policia tha se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Njëri prej të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçares, është babai i ish-deputetit / FOTO

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri. Një…

Ky është mërgimtari që vdiq në aksident, para pak muajve njëjtë i vdiq edhe i vëllai / FOTO

Një ngjarje e rëndë është shënuar për familjen Hoti Rahoveci, pasi djali…

E dhimbshme: Ky është punëtori 27-vjeçar i kompanisë ‘Çlirimi’ që vdiq pasi u rrëzua duke punuar

Punëtori i kompanisë “N.N.T Çlirimi” që u rrëzua të enjten nga një…

Vrasja e të riut, i dyshuari e viktima ishin shokë të ngushtë / VIDEO

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan. Një person…