Një person ka mbetur i plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Kolovicë të Prishtinës. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Fitim Doda, 25-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje ekskluzive nga dëshmia e viktimës, i cili ka pohuar se Doda ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona tjerë.

Bazuar në dëshminë e viktimës, i riu ka shtënë me armë të gjatë disa herë nga vetura në drejtim të tij dhe më pas është larguar.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e Dodës, mirëpo ai nuk është gjetur aty dhe po punohet ende për lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Ndërkohë është arritur që të gjendet e braktisur vetura që dyshohet se u përdor nga i dyshuari.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të bie në pranga i dyshuari.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…