Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Për këtë rast tragjik, një familjare e të ndjerës ka folur në Klan Kosova.

Ajo tregoi se Gjyljeta ka pasur gjithmonë vuajtje, dhe zbuloi se bashkëshorti i të ndjerës ka një kohë të gjatë që ka qenë i papunë, ndërsa kjo e fundit mbante tre puna.

“Ka qenë një femër shumë e zonja. I ka mbajtë tri punë dhe është mundu me të gjitha forcat me e mbajtë edhe burrin e ligë, asnjë moment se ka largu , e ka dashuru shumë. Është mundu me e mbajtë në rrethin e vet familjar larg telasheve. I ka mbrojtë në një mënyrë, edhe familjen e vet, edhe fminë edhe burrin e vet. U sakrifikua për të gjithë vet. Ka pasur gjithmonë vuajtje, bashkëshorti i saj ka qenë gjithmonë i papunë, ka pasë probleme ka qenë si në një lloj depresoni, por ajo e ka mbajtë shumë afër, është mundu me mjeku, me mbajtë familjen bashkë. I ka tre fëmijë të mrekullueshëm. Ka qenë shumë e re. Pasnesër i mbush 43 vjet”, ka rrëfyer ajo në Kosova Today.

Ajo tutje zbuloi se Gjyljeta nesër do ta festonte ditëlindjen e 43-të.

“Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet. Komunikimi im i fundit me të ka qenë diku para 10 ditësh. Ajo sot është zgjuar, ka pirë kafen e mëngjesit dhe u bë gati për punë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…