Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor që shkoi të intervenojë në rastin ku ishte përfshirë i dyshuari. 33-vjeçari është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Dibran Kastrati.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi Kastrati është përfshirë në një përleshje tjetër, e që kishte aktivizuar Policinë që të dalin për intervenim në vendngjarjes.

Gjatë arrestimit, Kastrati dyshohet se ka goditur policin e ekipit intervenues dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Zyrtarët tjerë policorë kanë arritur që ta vënë nën kontroll të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion.

Ndërsa zyrtari policor është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ku sipas burimeve të Sinjalit, pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se shkaku i goditjes ka pësuar frakturë në hundë.

I dyshuari pasi i është nënshtruar testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur dhe të njëjtit po ashtu i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 33-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…