Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj ka qenë i ftuar ditën e stome në “Shqipëria Live” i cili ka folur rrth vrasjes së motrës së tij nga bashkëshorti.

Vëllai i të ndjerës ka rrëfyer se e ndjera ishte një motër, grua dhe nënë e fuqishme, teksa shprehet se familja e tyre është duke e përmbajtur veten nga ndonjë veprim i marrë në gjaknxehtësi e sipër.

“Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet. Ne po e përmbajmë veten sepse ajo nuk donte të na shihte të dobët. Nuk doja të dyshoja tek kunati sepse me dukej e pabesushme të ishe ai vrasësi, me thonin dysho por diçka brenda meje më ndalonte, sjelljen e tij e justifikoja duke thënë se e ka nga tronditja e madhe sepse dhe ai ka humbur gruan. Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur, natën pas vrasjes i kishim më shtëpi dhe e kërkonin sepse nuk flinin dot pa të. Momentalisht fëmijët i kanë gjyshit(prindërit e Naimit)”, tha Ademaj.

Ai gjithashtu tha se familja e tij besonin në drejtësinë e Kosovës dhe i’a kanë lënë kësaj të fundit të zbardhë të vërtetën e ngjarjes. Ai tha se sipas tyre arsyeja e vrasjes ishte siguracioni i jetës që vlente 20 milionë euro.

“Ne besojmë në drejtësinë e Kosovës dhe çdo gjë e lëmë në dorë të drejtësisë. Le të jetë Liridona rasti i fundit që është vrarë, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona. Arsyeja e vrasjes sipas nesh është siguracioni i saj i jetës që vlente 20 milion euro”, tha Ademaj.

Kujtojmë se ditën e sotme Prokuroria Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e familjarëve të Liridonës për të kryer rivarrimin e trupit të pajetë pranë familjes së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…