Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokolla, janë tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për të tre të pandehurit.

Familja e Kushtrimit pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovë, ku nëna e tij tejet në gjendje të rëndë ka thënë se veq shpirti sa nuk u ka dalë.

‘’S’kemi çka me folë. Veç sa s’na ka dalë shpirti. Jem pa hak as pa hile. Naimin e kam djalë të vëllait. Unë trauma kom. S’kemi hak as hile me askënd. Ai (Garaniti) mos paftë dritë, dritë mos paftë. Pse na e banë këtahen kështu’, ka thënë nëna e Kushtrimit në gjendje të rënduar.

Sipas gjykatës, Naim Murseli dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje‘, Granit Plava për veprën penale ‘Vrasje e rëndë‘ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve‘ dhe i pandehuri Kushtrim Kokolla për shkak të veprës penale ‘Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë‘./indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…