Gjykata Themelore e Prishtinës të enjten do ta zbulojë lartësinë e dënimit për katër persona, të cilët në fund të vitit të kaluar i dënoi për vepra penale që lidhen me terrorizmin. Të dënuar nga shkalla e parë janë Ardian Gjuraj, Egim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa, të cilëve u ishte gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit në kohën kur ishin arrestuar

Një sulm terrorist që po planifikohej të kryhej në Kosovë vite më parë, e parandaluan institucionet e sigurisë.

Nën operacione speciale policia arriti të kap edhe të dyshuarit.

Në pranga në vitin 2021 përfunduan Ardian Gjuraj, Egim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa.

Ata paraprakisht kishin organizuar blerjen e armatimit të kalibrave të ndryshme, e të cilin e kishin fshehur në pronën e Egim Sylës.

23 detonatorë të granatës, 6 granata dore, 1 mitraloz, mbi 3700 fishekë si dhe shumë armë të tjera ishin gjetur të fshehura në pyllin e Ergim Sylës, që ndodhet në fshatin Bokshiq të Klinës.

Por, këta persona tashmë të dënuar nuk ishin në dijeni që ishin nën masa të vëzhgimit nga Njësia Antiterror i policisë.

Përmes përgjimeve, Prokuroria Speciale ka zbuluar se të pandehurit janë të interesuar që t’i blejnë disa armë.

Një nga të përfshirët që tashmë ndaj tij është veçuar procedura, Shkodran Krasniqi ishte personi që do t’i siguronte armët. Me të, kontaktuan disa efektiv të njësisë antiterror të angazhuar nga Prokuroria, të cilët u prezantuan si shitës të armëve. Me të takimi ndodhi më 10 tetor të vitit 2021.

“Shkodran Krasniqit i është thënë që armët janë në veturë dhe është pyetur nëse ai dëshiron me i shiku. I pandehuri ka kërkuar që armën dhe municionin vetëm t’i ngarkojmë në veturën e tij dhe pas ngarkimit, armët Shkodrani i ka paguar me para në vlerë 1.500 euro dhe atë në monedha 28×50 dhe 1×100, dhe pas kësaj ai ka filluar të largohet dhe sapo është nisur për të dalë nga vendi i ngjarjes, është arrestuar nga njësitet e policisë”, thuhet në aktakuzë.

Për këto vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, Gjurajn, Sylën, Skënderin e Bellaqën, tashmë Gjykata i ka dënuar.

Krejt çka ka mbetur e pasqaruar është caktimi i lartësisë së dënimit e cili do të bëhet në një seancë të enjten.

Megjithatë, avokati i Gjurajt, Arben Kelmendi, është i bindur në pafajësinë e klientit të tij.

“Klienti im ka qenë nën masa të fshehta, është bastisë. Dhe asnjëherë, në asnjë përgjim, as gjatë bastisjes, asnjë armë, apo asnjë fishek nuk është gjetë gjatë gjithë kësaj periudhe”, Kelmendi.

Kelmendi thekson se edhe përkundër realizimit të disa përgjimeve kundër Gjurajt, nuk është vërtetuar përfshirja e tij.

“Është përgjimi mes të bashkëpandehurit tjetër, të cilin unë nuk po e përmend me emër, ku kanë lëvizur me veturën e të bashkëpandehurit tjetër, ku është biseda mes Ardianit dhe tij, mirëpo asnjëherë as nuk flitet për armët, as nuk flitet për përgatitje të veprave penale, por flitet për tregti, përmenden vetura”, ka thënë Kelmendi.

Ardian Gjuraj është gjykuar edhe disa vite më parë për një vepër penale që ndërlidhet me terrorizmin. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte liruar atë nga akuza.

Ndiqeni videon nga minuta 2:00:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…