Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Gjykata Themelore në Gjakovë, ia ka vendosur masën e sigurisë policit nga Gjakova që dyshohet se ngacmoi dhe dhunoi të dashurën 16 vjeçe.

Në aktvendimin e siguruar nga reporteri, bëhet e ditur se është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për vazhdimin e paraburgimit për policin Enis.S, dhe i njëjti është liruar në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj.

Kujtojmë se, Gjykata Supreme e Kosovës e ka anuluar vendimin e Themelores në Gjakovë, të aprovuar edhe nga Apeli, që i kishte caktuar 30 ditë paraburgim policit gjakovar të dyshuar për “ngacmimin” dhe “dhunimin” e ish të dashurës së tij të mitur.

Në vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, të siguruar dje nga reporteri, është vendosur se masa e sigurisë ndaj të dyshuarit për rastin në fjalë i kthehet në rivendosje gjykatës së shkallës së parë.

Për arrestimin e policit gjakovar, kishte njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, në ditën kur të njëjtit i ishte caktuar masa e paraburgimit nga gjykata, ndonëse prangosja e tij kishte ndodhur një ditë më herët, më 27 nëntor 2023.

Enis. S., dyshohet se në janar të vitit 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, atëkohë mbi 15 vjeçare, me të cilën i dyshuari ishte njoftuar me të përmes rrjeteve sociale në vitin 2021. Sipas dyshimeve të Prokurorisë, polici gjakovar ishte në dijeni për moshën e viktimës e cila në kohen kur kryen marrëdhënie seksuale dyshohet se ishte ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe.

Tutje, Prokuroria Themelore e Gjakovës pretendon se në nëntor të këtij viti – 2023 – i dyshuari edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes me të, sjellje kjo, sipas Prokurorit të Shtetit, e cila tek e dëmtuara është përcjellë me shqetësim pasi që qysh në dhjetor të vitit 2022, ata e kishte ndërprerë lidhjen.

Me këto veprime, Policia gjakovar dyshohet se ka kryer veprat penale, ”Dhunimi” dhe “Ngacmimi” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…