Një shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Batrovc të Serbisë, pasi i njëjti u kap me një sasi të madhe të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Drilon Berbati, i cili prej kohësh shërben në Agjencinë për Regjistrim Civil si zyrtar administrativ.

Sipas informacioneve, Berbati u kap me rreth 18 kilogramë marihuanë, që ishin të fshehura në automjetin që po udhëtonte, i cili ishte me targa të shtetit të Austrisë.

Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur gjithsej 32 pako me narkotikë, të cilët janë sekuestruar.

MUP-i serb ka publikuar edhe pamjet nga kontrolli të cilit u nënshtrua Berbati dhe të drogës që u sekuestrua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…