Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Gjurakoc të Istogut, ku një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se kanë nisur hetimet lidhur me rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportojnë mediat lokale, viktima është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati dhe vëllai i kryetarit aktual të Komunës, Ilir Ferati.

I riu dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, pranë varrit të babait të tij të ndjerë.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ja si njoftoi për vdekjen e Liridonës vëllai polic i pjesëtarit të FSK-së që u arrestua dje

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se personi i tretë i cili ra në…

Ky është doktori i njohur që dyshohet se bëri vetëvrasje në ordinancën e tij (FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku në…

Ky është personi që dyshohet se i dha fund jetës duke ia vën flakën vetes (VIDEO)

Rasti tragjik në Prizren, ku dyshohet se një person ia vuri flakën…

E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë /FOTO

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të…