Një ngjarje e rëndë është shënuar sot te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë Krujës, ku pas një aksidenti rrugor ka humbur jetën i riu nga Lipjani. Viktima e këtij aksidenti është 32-vjeçari, Gëzim Rizani, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë së Shqipërisë në këtë aksident u përfshinë tri vetura mëngjesin e ditës së sotme.

“Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Njoftimi i plotë nga Komuna:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES RIZANI

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të të gjitha institucioneve komunale, ngushëllon familjen Rizani nga fshati Kroimir, për vdekjen e Gëzim Rizani i cili humbi jetën në një aksident tragjik në trafik.

Lajm i trisht për vdekjen e parakohshme të Gëzimit, dhembje për të gjithë qytetaret e komunës tonë e më gjërë.

E nderuara familje Rizani,

Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

Jo vetëm familja, por të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqët dhe të gjithë ata të cilët e njohën Gëzimin, ka përmbyllur telegramin e ngushëllimit Kryetari Ahmeti.

Ngushëllime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ja si njoftoi për vdekjen e Liridonës vëllai polic i pjesëtarit të FSK-së që u arrestua dje

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se personi i tretë i cili ra në…

Ky është doktori i njohur që dyshohet se bëri vetëvrasje në ordinancën e tij (FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku në…

Ky është personi që dyshohet se i dha fund jetës duke ia vën flakën vetes (VIDEO)

Rasti tragjik në Prizren, ku dyshohet se një person ia vuri flakën…

E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë /FOTO

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të…